Pikëpamjet mbi Marrëveshjet e Dialogut Teknik në mes të Kosovës dhe Serbisë

Ky publikim është përmbledhje e artikujve mbi përfitimet e marrëveshjeve të dala nga dialogu teknik në mes të Kosovës dhe Serbisë të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian. Artikujt paraqesin ndikimin e marrëveshjeve në jetët e qytetarëve si dhe arritjet e dialogut teknik në normalizimin e marrëdhënieve në mes të dy palëve. Autorët e artikujve, qytetarë e profesionistë nga Kosova dhe Serbia sjellin pikëpamjet dhe përvojat e tyre personale mbi rezultatet pozitive të një sërë marrëveshjesh të dialogut teknik, sikurse ato për energjinë, lëvizjen e lirë, gjyqësorin, vulat doganore, menaxhimin e integruar të kufirit (IBM) dhe marrëveshjen për transportin e mallrave të rrezikshme (ADR). Disa nga shkrimet përshkruajnë edhe ndikimin e këtyre marrëveshjeve në marrëdhëniet mes qytetarëve, si brenda Kosovës, ashtu edhe mes Kosovës dhe Serbisë. Ata poashtu ofrojnë rekomandime konkrete në përmirësimin e zbatimit të këtyre marrëveshjeve dhe identifikojnë fusha të reja të cilat duhet të adresohen në kuadër të përpjekjeve për normalizim të marrëdhënieve. 

Informimi i qytetarëve për dialogun teknik shpeshherë është përcjell me mungesë të informatave të nevojshme si pasojë e mungesës së përkushtimit të qeverive në sigurimin e transparencës dhe informimit të drejtë të qytetarëve. Si rrjedhojë njohuritë e publikut mbi përmbajtjen dhe përfitimet e marrëveshjeve të dialogut teknik janë të kufizuara. Në mungesë të informatave të sakta mbi procesin e dialogut, përfitimeve të tij, si dhe mungesës së vullnetit politik për zbatimin e marrëveshjeve të arritura, përkrahja qytetare për dialogun teknik është zbehur.

Kjo seri e artikujve është publikuar në media të ndryshme në Kosovë dhe Serbi, dhe i ka ofruar publikut një perspektivë pozitive mbi arritjet e dialogut teknik si dhe rekomandime konstruktive për avancimin e dialogut dhe përmirësimin e zbatimit të marrëveshjeve të arritura.

Publikimi është pjesë e projektit “Promovimi dhe komunikimi i përfitimeve të dialogut teknik në mes të Prishtinës dhe Beogradit i ndërmjetësuar nga BE”, të zbatuar nga Grupi për Politika dhe Avokim Kosovë – Serbi (KSPAG) dhe financuar nga Bashkimi Evropian dhe Ambasada e Mbretërisë Norvegjeze në Kosovë. Projekti ka përfshirë një sërë aktivitetesh të cilat kontribuojnë në informimin e publikut mbi arritjet e dialogut teknik dhe përfshirjen e qytetarëve e profesionistëve të fushave relevante në diskutimin e këtyre përfitimeve.

Ky publikim është botuar me asistencë financiare të Bashkimit Evropian dhe Ambasadës së Mbretërisë së Norvegjisë në Kosovë. Përmbajtja e këtij publikimi është përgjegjësi e vetme e Grupit për Politika dhe Avokim Kosovë-Serbi dhe në asnjë mënyrë nuk mund të paraqes pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo Ambasadës së Mbretërisë së Norvegjisë.



Qamil Hoxha street ob. no. 29
appartment no. 7,
Prishtina
10000, Kosovo


Opening Hours:

Mon – Fri: 09:00  – 17:00

 

Connect with us:

[custom-twitter-feeds feed=1]