Rritja e përfaqësimit të Kosovës në nismat rajonale
13 mars 2020 – Grupi për Ballkan ka dërguar një letër drejtuar Ministrit të Punëve të Jashtme dhe Diaspores Glauk Konjufca dhe Ministrës së Kulturës, Rinisë dhe Sportit Vlora Dumoshi. Letra i ka kërkuar qeverisë dhe institucioneve të Kosovës që të rrisin fuqishëm prezencën e tyre në organizatat, iniciativat dhe programet rajonale dhe të rrisin nivelin e përfaqësimit. Në veçanti, letra ka kërkuar që Ministrat të jenë më proaktivë në këmbënguljen që Kosova të marrë dhe të udhëheq sa më shumë prej tyre dhe vendi ynë të bëhet selia e disa prej tyre.