Grupi për Ballkan lansoi Policy Idea Lab

28 tetor 2022

Grupi për Ballkan lansoi platformën më të re, “Policy Idea LAB”. Kjo platformë synon të sjellë hapësirë të re, ku zyrtarët, ekspertët, komuniteti i OSHC-ve, akademikët dhe zyrtarët e tjerë publikë, mund të ndajnë njohuritë dhe aftësitë e tyre për çështje të rëndësishme të politikave për vendin.

Policy Idea Lab do të shërbejë si një hapësirë ​​krijuese, e cila analizon politikat komplekse dhe ofron analiza dhe rekomandime për institucionet publike, komunitetin e politikave dhe publikun e gjerë. Policy Idea Lab do të bëhet një platformë vjetore, me qëllim që të angazhojë të gjithë aktorët në zhvillimin e zgjidhjeve konkrete.

Këtë vit, Grupi për Ballkan ka zgjedhur tre tema të rëndësishme për t’u trajtuar gjatë edicionit të parë të Policy Idea Lab. Çdo temë kishte 5 – 7 anëtarë, të cilët diskutuan:

Kosova përballë kërcënimeve të sigurisë kibernetike
Migrimi i mjekëve dhe punonjësve mjekësorë
E gjelbër & Digjitale: Ku qëndron Kosova?

Gjatë sesioneve, ekspertët trajtuan çështjet kyçe në lidhje me temat e zgjedhura, nga të cilat udhëheqësit e ekipeve do të bëjnë tre analiza të politikave.

Kjo platformë mbështetet nga Ambasada e Mbretërisë së Norvegjisë në Prishtinë.



Qamil Hoxha street ob. no. 29
appartment no. 7,
Prishtina
10000, Kosovo


Opening Hours:

Mon – Fri: 09:00  – 17:00

 

Connect with us:

[custom-twitter-feeds feed=1]