Debat publik në Vushtrri – Fushata kundër radikalizimit “Mbështetje për premtimin”

21 shkurt 2017 – “Mbështetja jonë për premtimin” vazhdon. Përfaqësues të shoqërisë civile, autoriteteve komunale, policisë, këshillave të nxënësve, prindërve dhe mësimdhënësve, bashkësisë islame, aktivistëve të të rinjve dhe qytetarë të thjeshtë morën pjesë në një diskutim ndëraktiv të organizuar nga Grupi për Ballkan. Pjesëmarrësit diskutuan rreth pikëpamjeve kontradiktore midis kulturës tradicionale shqiptare dhe praktikimit të islamit tradicional dhe mënyrës së pasluftës të interpretimit, kryesisht të importuar nga faktorë të jashtëm. Interpretimi radikal i islamit nuk mirëpritet dhe komuniteti u bën thirrje institucioneve që ta ngrenë vetëdijen kundër këtij fenomeni. Projekti ka ndërtuar koalicione të reja bazë dhe ka identifikuar zëra të besueshëm lokalë që mund të qëndrojnë në mbështetje të përpjekjeve të komunitetit kundër radikalizimit dhe ekstremizmit.



Qamil Hoxha street ob. no. 29
appartment no. 7,
Prishtina
10000, Kosovo


Opening Hours:

Mon – Fri: 09:00  – 17:00

 

Connect with us:

[custom-twitter-feeds feed=1]