Një Dekadë pas EULEX-it: Qasje e re për ta Përmirësuar Sundimin e Ligjit në Kosovë

Raporti i ri Grupit për Ballkan shqyrton trashëgiminë e EULEX-it, misionit më të madh civil ndonjëherë të lansuar nga Politika e Përbashkët e Bashkimit Evropian për Siguri dhe Mbrojtje. Për më tepër, ai analizon gjendjen aktuale të sundimit të ligjit në Kosovë.

Duke qenë se BE-ja është duke përgatitur një tjetër nismë të rëndësishme për fushën e rendit dhe ligjit, mësime serioze duhet të nxirren nga misioni njëmbëdhjetë vjeçar që bëri pak për të arritur transformimin shoqëror në fushën e sundimit të ligjit.

Argumenti i qenësor i raportit është që EULEX-i duhet të largohet nga Kosova para lancimit të ndonjë iniciative madhore në fushën e sundimit të ligjit apo vendosjes së ndonjë mision të ri të BE-së. Vazhdimi i EULEX-it, me të arriturat e tij të pakta dhe imazhin e keq nuk do të ketë mbështetjen e institucioneve dhe publikut.

Rishikimi i kompetencave ndërkombëtare dhe kombëtare është i nevojshëm për të plotësuar dhë përgatitur më mirë nismat e reja të BE-së, dhe rekomandimet e Grupit për Ballkan shërbejnë si masë paraprake për mospërsëritje të të njëjtave gabime.

Për të pasur sukses, nismat e reja të BE-së dhe agjendat për mbësthetje të rendit dhe ligjit në Kosovë duhet të bazohen së paku në këto parime, si më poshtë:

  • Konsultimet me institucionet vendore duhet të bëhen përmbajtësore.
  • Një rishikim i plotë dhe gjithëpërfshirës i sundimit të ligjit duhet të bëhet përpara vendosjes së misionit të ri.
  • Mbështetja e projekteve të BE-së duhet të kanalizohet kryesisht përmes Ministrisë, e cila të luaj rol kryesor në planifikimin dhe agjendën e refromave.
  • Institucionet dhe organizatat lokale të shoqërisë civile duhet të ftohen të marrin pjesë në proceset e koordinimit të donatorëve.
  • Mandati, kompetencat dhe qëllimet e misionit duhet të jenë mirë të përcaktuara dhe të promovohen gjerësisht para vendosjes në Kosovë.
  • Iniciativat e reja duhet të integrohen në kuadër të programve  ekzistuese të sundimit të ligjiit, me qëllim të integrimit më të mirë të refromave.
  • BE-ja dhe insitucionet vendore duhet të vendosin pritje realiste sa i përket efekteve të këtyre iniciativave apo misioneve eventuale këshilluese.

BE ka një mundësi reale për të punuar me akterët dhe institucionet vendore dhe nuk duhet të imponojë një mision të pamenduar mirë që duket dhe sillet sikur EULEX-i. Në anën tjetër, institucionet e Kosovës duhet të marrin rolin drejtues – ata nuk mund të vazhdojnë të fajësojnë misionet ndërkombëtare për mungesën e progresit në vendin e tyre.



Qamil Hoxha street ob. no. 29
appartment no. 7,
Prishtina
10000, Kosovo


Opening Hours:

Mon – Fri: 09:00  – 17:00

 

Connect with us:

[custom-twitter-feeds feed=1]