Konferencë për promovimin dhe fuqizimin e të rinjve në politikë

3 prill 2018 – Grupi për Ballkan organizoi konferencën “Promovimi dhe fuqizimi i të rinjve në politikë”, duke mbledhur mbi 90 anëtarë të rinj të LDK, LVV, PDK, AAK, NISMA dhe AKR për ta diskutuar rolin dhe sfidat e tyre në partitë e tyre përkatëse politike. Në panelin e parë, të drejtuar nga Leonora Kryeziu, panelistët – Valdete Bajrami (NISMA), Uran Ismaili (PDK), Arban Abrashi (LDK), Valdrin Lluka (AKR) dhe Gent Begolli (AAK) folën për rrugëtimet e tyre personale në politikë, duke theksuar motivimin e tyre për të marrë rol aktiv në jetën politike të Kosovës. Glauk Konjufca (LVV) anuloi pjesëmarrjen e tij për shkak të seancës së Kuvendit.

Valdete Bajrami shprehu pakënaqësinë e saj me mundësitë që u janë dhënë grave dhe të rinjve në jetën shoqërore e politike. Ajo u kërkoi të rinjve të marrin rol aktiv, duke ua rikujtuar protestat e viteve 1964, 1981 dhe 1991, që ishin udhëhequr nga të rinjtë dhe kishin ndikim thelbësor në historinë e kohëve të fundit të Kosovës.

Gent Begolli gjithashtu theksoi pjesëmarrjen e kufizuar të të rinjve në vendimmarrje dhe kërkoi më shumë veprim. Uran Ismaili u bëri thirrje të rinjve që të mos lejojnë të bëhen shërbëtorë të partive të tyre politike, por faktorë të fortë me ndikim thelbësor. Valdrin Lluka ua rikujtoi pjesëmarrësve se të rinjtë shpesh neglizhohen dhe kontributi i tyre nuk çmohet, por ata nuk duhet të lejojnë që kjo t’i dekurajojë. Arban Abrashi gjithashtu theksoi paragjykimet dhe stereotipat që u bashkëngjiten të rinjve, por ai u kërkoi të rinjve të investojnë në edukimin e tyre dhe të jenë këmbëngulës në besimet e tyre. Panelistët theksuan rëndësinë e edukimit, zhvillimit profesional dhe këmbënguljes si elemente kryesore që e mbështesin fuqizimin e të rinjve brenda partive të tyre politike.

v Në panelin e dytë, të drejtuar nga Krenar Gashi, përfaqësues dhe kryesues të forumeve/strukturave rinore, Shpresa Rama (PDK), Fisnik Osmani (LDK), Florent Smajlaj (AAK), Albert Maxhuni (NISMA), Sami Boroci (AKR) dhe Tinka Kurti (LVV) reflektuan për mënyrat më të mira për t’i fuqizuar grupet që ata i përfaqësojnë. Ata diskutuan gjithashtu me pjesëmarrësit e rinj të konferencës për sfidat me të cilat ballafaqohen brenda partive të tyre politike dhe mundësive që ata vetë duhet t’i zhvillojnë.

Ky projekt mbështetet nga Ambasada e Kanadasë dhe Ambasada e Mbretërisë së Norvegjisë. BPRG-ja u është mirënjohës Sh.T. Daniel Maksymiuk dhe z. Stein-Ivar Lothe Eide për kontributin e tyre të çmuar si folës kryesorë dhe mbështetjen për të rinjtë në Kosovë.



Qamil Hoxha street ob. no. 29
appartment no. 7,
Prishtina
10000, Kosovo


Opening Hours:

Mon – Fri: 09:00  – 17:00

 

Connect with us:

[custom-twitter-feeds feed=1]