Tryezë e rrumbullakët me deputete

3 prill 2018 – Grupi për Ballkan organizoi një tryezë të rrumbullakët me deputete më 29 mars 2018. Diskutimi në tryezë, ku ishin mbledhur anëtarë të bordit të grupit parlamentar të grave dhe kryesueset e komisioneve parlamentare, u zhvillua rreth rolit të deputeteve në dialogun politik. Aida Dërguti (Grupi i Pavarur i deputeteve), Albulena Balaj (NISMA), Besa Gaxherri (LDK), Blerta Deliu (PDK), Mexhide Mjaku-Topalli (PDK), Teuta Haxhiu (AAK) konfirmuan motivimin e tyre për angazhim proaktiv në dialogun politik.

Duke u përqendruar në dialogun Kosovë-Serbi, deputetet theksuan fuqishëm domosdoshmërinë e angazhimit të grave në këtë proces të veçantë, brenda kornizës së Kuvendit të Kosovës. Emma Lomax nga Ambasada e SHBA-së në Kosovë, ripohoi mbështetjen e Qeverisë së saj për dialogun politik Kosovë-Serbi dhe pjesëmarrjen e grave në të gjitha aspektet e jetës publike. Albulena Haxhiu (LVV), Duda Balje (6+), Saranda Bugujevci (LVV) dhe Vjosa Osmani (LDK) nuk morën pjesë në tryezën e rrumbullakët. Tryeza ishte pjesë e platformës së dialogut politik që është themeluar nga Grupi për Ballkan që nga viti 2016.

Aktivitetet e dialogut mbështeten nga qeveria e Zvicrës dhe e Norvegjisë.



Qamil Hoxha street ob. no. 29
appartment no. 7,
Prishtina
10000, Kosovo


Opening Hours:

Mon – Fri: 09:00  – 17:00

 

Connect with us:

[custom-twitter-feeds feed=1]