Punëtori për reformën zgjedhore

02 tetor 2018 – Grupi për Ballkan dhe Instituti për Politika Zhvillimore mbajtën punëtorinë “Kosova dhe zgjedhjet – çka mund të përmirësohet” për ta nxitur debatin për reformën zgjedhore, nevojat dhe sfidat që dalin nga ky proces. Përfaqësues të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, të partive politike, të shoqërisë civile dhe të organizatave ndërkombëtare ishin ftuar.

Punëtoria shërbeu si konsultim me aktorët e ftuar për ta plotësuar një raport që Grupi për Ballkan dhe Instituti për Politika Zhvillimore janë duke e hartuar për të reflektuar për problemet dhe sfidat, dhe për të dhënë rekomandime për reformën zgjedhore në Kosovë.



Qamil Hoxha street ob. no. 29
appartment no. 7,
Prishtina
10000, Kosovo


Opening Hours:

Mon – Fri: 09:00  – 17:00

 

Connect with us:

[custom-twitter-feeds feed=1]