Zgjedhjet në Kosovë: Çfarë mund të përmirësohet?

13 nëntor 2018 – Grupi për Hulumtimin e Politikave në Ballkan, në partneritet me Institutin për Politika Zhvillimore (INDEP), ka publikuar një raport të detajuar me rekomandime solide mbi reformën zgjedhore.

Reforma zgjedhore është një nga temat e mëdha që është diskutuar në Kosovë viteve të fundit. Faktorët lokalë, posaçërisht shoqëria civile dhe bashkësia ndërkombëtare, vazhdojnë të kërkojnë që Kosova të bëjë reforma thelbësore të kornizës zgjedhore. Megjithatë, pas një sërë përpjekjesh, partitë politike kanë dëshmuar se nuk janë të gatshme të miratojnë reforma. Zgjedhjet e reja, kryesisht zgjedhje të menjëhershme, mbahen dhe pastaj vlerësohen si më të mira krahasuar me zgjedhjet e mëparshme. Megjithatë, ky nuk është rasti në komunat veriore dhe në komunat e tjera me shumicë serbe në jug, ku zgjedhjet janë manipuluar vazhdimisht që nga viti 2013 përmes ndikimit të Beogradit.

Është vështirë të pritet ndonjë ndryshim i shpejtë i qëndrimit politik sa u përket reformave, aq më pak kur skena politike ka të bëjë me tema të tjera të rëndësishme. Prandaj, në mungesë të një reforme të thellë të sistemit zgjedhor, raporti “Kosova dhe zgjedhjet: Çka mund të përmirësohet?”, trajton problemet e sistemit aktual dhe rekomandon përmirësime brenda ligjit zgjedhor, në mënyrë që procesi i administrimit të zgjedhjeve dhe procesi i rezultateve të bëhen në mënyrën më efikase.

Këto përmirësime, siç është shtjelluar në raport, nuk kërkojnë shumë debat politik, mund të arrihen lehtë dhe mund të kenë ndikim të madh në rritjen e besimit në procesin zgjedhor, duke eliminuar vonesat dhe përpunimin më të shpejtë të rezultateve.

Ky raport është hulumtuar dhe publikuar në partneritet me Institutin për Politika Zhvillimore (INDEP). Ky projekt u zbatua me mbështetjen e Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, Ministrisë së Punëve të Jashtme të Danimarkës (menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) dhe Ambasada e Mbretërisë së Norvegjisë.



Qamil Hoxha street ob. no. 29
appartment no. 7,
Prishtina
10000, Kosovo


Opening Hours:

Mon – Fri: 09:00  – 17:00

 

Connect with us:

[custom-twitter-feeds feed=1]