Kosova 2020: Agjenda Sfiduese për Qeverinë e Re

18 dhjetor 2019 – Raporti i ri i Grupit për Ballkanin prezanton agjendën sfiduese të qeverisë së re. Zgjedhjet e parakohshme, të mbajtura me 6 tetor 2019, sollën ndryshim të pushtetit. Porcesi i formimit të institucioneve të reja po vonohet shumë dhe qeveria e re do të trashëgojë një agjendë të vështirë dhe të madhe në numër.

Raporti, Kosova 2020: Agjenda Sfiduese për Qeverinë e Re, paraqet priorietet kryesore me të cilat qeveria e re duhet të merret duke i trajtuar ato në mënyrë sektoriale. Raporti i shtjellon reformat e nevojshme në çështjet si madhësia dhe struktura e kabinetit qeveritar, administrata publike, ERA, MSA-ja, dialogu me Serbinë, politikën e jashtme, drjetësinë, arsimin, shëndetësinë, ambientin si dhe zhvillimin ekonomik.

Raporti poashtu përshfaq vështirësitë të cilat pengojnë zhvillimin e këtyre sektorëve dhe ofron rekomandime për mënyrën dhe qasjen se si qeveria e re duhet t’i adresojë këto prioritete.

Për më tepër, lexoni raportin e plotë këtu.



Qamil Hoxha street ob. no. 29
appartment no. 7,
Prishtina
10000, Kosovo


Opening Hours:

Mon – Fri: 09:00  – 17:00

 

Connect with us:

[custom-twitter-feeds feed=1]