Gjakovë: Tryezë mbi fuqizimin e grupit të grave deputete përmes bashkëpunimit rajonal

11 Dhjetor 2019 – Grupi për Ballkan organizoi tryezën e tretë me radhë nga seria e konsultimeve, si pjesë e projektit “Fuqizimi i rolit të grupit të grave deputete përmes bashkëpunimit rajonal dhe ndërtimit të marrëdhënieve me mediat “.

Tryeza filloi me një diskutim të frytshëm për sfidat kryesore që kanë penguar zbatimin e Ligjit për Barazi Gjinore. Për më tepër, gratë anëtare të Asambleve komunale dhe Zyrtarët për Barazi Gjinore (ZGJ) kishin një mundësi unike për të shtjelluar sfidat për zbatimin e ligjit në nivel lokal.

Teuta Haxhiu nga AAK, si ish-anëtare e Bordit të Grupit të Grave, shpjegoi rolin e këtij grupi, agjendat që ato i kanë shtyrë, veprimet të cilat ato i kanë nxitur dhe përparimi që është bërë në dialogun për barazi gjinore. Ato në mënyrë efektive gjithashtu veprojnë si një urë për artikulimin e çështjeve të ngritura nga gratë dhe burrat. Znj. Haxhiu theksoi se ligji për barazinë gjinore është një ligj i mirë, dhe se gratë thjesht duhet të shtyjnë implementimin e tij.

Arbërije Nagavci e LVV, gjithashtu theksoi se ky është një hap shumë i rëndësishëm në vendosjen dhe rritjen e bashkëpunimit midis nivelit lokal dhe atij qendror, pasi ndihmon gratë në fuqizimin e njëra-tjetrës. Ekrem Bytyqi, zyrtar për barazi gjinore nga Rahoveci, argumentoi se burrat nuk duket se janë të interesuar për çështjet me të cilat përballen gratë, pasi në disa raste barazia gjinore shihet vetëm si çështje e grave.

Tryeza e rrumbullakët u përmbyll me një dakordim për të rritur përpjekjet për rritjen e numrit të grave pjesëmarrëse në dëgjimet publike. Gratë e reja deputete të zgjedhura do të përparojnë këtë qasje strategjike.

Projekti synon të forcojë më tej ndikimin e Grupit të Grave dhe të zgjerojë shtrirjen e saj duke rritur bashkëpunimin me gratë asambleiste në nivel komunal.

Projekti do të ndihmojë të vendos një bashkëpunim më të qëndrueshëm mes grave deputete dhe grave asambleiste në nivel komunal, do rritë bashkëpunimin me mediat, si dhe do të lehtësojë inicimin e dialogut publik në nivelin lokal dhe nacional, duke krijuar një marrëdhënie të qëndrueshme midis grupit të grave dhe mediave përmes aktiviteteve të vazhdueshme. Aktivitete të tjera të projektit që mbështesin Grupin e Grave përfshijnë edhe një trajnim intensiv për përdorimin e rrjeteve sociale për gratë deputete, takime me përfaqësuesit e mediave dhe një konferencë përmbyllëse.

Projekti “Fuqizimi i rolit të grupit të grave deputete përmes bashkëpunimit rajonal dhe zhvillimit të marrëdhënies me mediat” financohet nga Fondi i Iniciativave Lokale të Kanadasë (CFLI) – një iniciativë e Qeverisë së Kanadasë”




Qamil Hoxha street ob. no. 29
appartment no. 7,
Prishtina
10000, Kosovo


Opening Hours:

Mon – Fri: 09:00  – 17:00

 

Connect with us:

[custom-twitter-feeds feed=1]