Gratë në politikë: (Pa)Barazia gjinore në politikë dhe vendimmarrje

11 shkurt 2019 – Me qëllim të forcimit të demokracisë së Kosovës, artikulli i fundit nga Grupi për Ballkan “Gratë në politikë: (Pa)Barazia gjinore në politikë dhe vendimmarrje” shqyrton pozitën e pafavorshme të grave dhe mungesën e përfaqësimit në politikë dhe institucione të vendit.

Ligji për Barazi Gjinore synon të garantojë përfaqësim të barabartë të të dy gjinive; megjithatë, situata në praktikë tregon një përfaqësim shumë të ulët të grave në organet vendimmarrëse. Artikulli identifikon aspektet që mirëmbajnë hendekun gjinor në Kosovë dhe ofron rekomandime konkrete për përmirësimin e barazisë gjinore në jetën politike dhe qeverisjen e vendit.

Nëse zbatohen, rekomandimet mund të përmirësojnë përfaqësimin e gruas dhe imazhin e të gjitha organeve qeverisëse; partitë politike, pushtetin lokal dhe qendror, legjislativin dhe presidencën.

Grupi për Balkan është i angazhuar të kontribuoj në ndërtimin e shtetit demokratik dhe kohezionit të fuqishëm social, si dhe të vazhdoj të avokoj për reforma nga të cilat përfiton e gjithë shoqëria.

Lexoni artikullin këtu: https://bit.ly/2Dbm04J



Qamil Hoxha street ob. no. 29
appartment no. 7,
Prishtina
10000, Kosovo


Opening Hours:

Mon – Fri: 09:00  – 17:00

 

Connect with us:

[custom-twitter-feeds feed=1]