Reforma zgjedhore në Kosovë është vonuar së tepërmi. Zgjedhjet e përgjithshme dhe ato lokale të vitit 2017 u vlerësuan si përgjithësisht të mira, megjithëse u regjistruan disa mangësi në administrimin/menaxhimin e tyre, gjë që uli suksesin e përgjithshëm të tyre; mes tjerash, vlen të përmenden numri i madh i votave të pavlefshme, rinumërimi i pjesëshëm i kutive të votimit që ndikoi në ndryshimin e rezultateve, dhe certifikimi i vonuar i rezultateve finale.
Grafikonët e mëposhtëm paraqesin mangësitë e zgjedhjeve të përgjithshme dhe lokale të vitit 2017.