Liria E Lëvizjes Në Kosovë – Ndërmjet Marrëveshjeve Formale Dhe Realitetit

Marrëveshja për lirinë e lëvizjes u nënshkrua nga Beogradi dhe Prishtina në korrik të vitit 2011 si pjesë e një dialogu teknik të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian dhe kishte për qellim zgjidhjen e çështjeve të lirisë së lëvizjes, andaj, në fakt paraqet përgjigjen në çështjen së në çfarë mënyre mund të lëvizin qytetarët brenda Kosovës, respektivisht çështjen e kalimit nga Kosova në Serbi dhe anasjelltas. Marrëveshja përcakton një sërë rregullash mbi dokumentet personale (siç janë letërnjoftimet), patentë shoferët, si dhe targat e mjeteve motorike dhe sigurimin e tyre.

Kjo marrëveshje u mundësoi qytetarëve të Kosovës dhe qytetarëve të Serbisë të lëvizin lirë brenda territorit të Kosovës dhe Serbisë. Me të njëjtën është paraparë që vija administrative të mund të kalohet me letërnjoftim, të mos ketë nevojë të përdoren dokumentet e udhëtimit (pasaportat) dhe me këtë marrëveshja u mundësoi qytetarëve të ushtrojnë të drejtën e tyre për lirinë e lëvizjes pa paragjykuar statusin e Kosovës.

Pasi u bë e mundur të përcaktoheshin rregulla të tilla, që secili të ketë mundësinë të lëviz lirë, pavarësisht procedurave administrative, një pjesë e madhe e qytetarëve filluan të shfrytëzonin përfitimet që kishte sjellë Marrëveshja. Numri i njerëzve që përdorin përfitimet e marrëveshjes rritet në masë të madhe nga viti në vit. Bazuar në një raport të publikuar nga Qendra për Rajonalizëm në vitin 2013, u konstatua se numri mesatar i personave që udhëtojnë nga Kosova në drejtim të Serbisë, në baza vjetore, kishte arritur në 144.319 persona, që i bie 4.811 për çdo ditë. Për sa i përket kalimeve nga Serbia në Kosovë, 142.209 persona udhëtuan për çdo vit në këtë drejtim (4.740 në ditë).

Këto të dhëna tregojnë një rritje të konsiderueshme të mobilitetit të njerëzve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, veçanërisht kur krahasohen me dy muajt e parë pas vendosjes se rregullave të reja. Ato gjithashtu tregojnë rritje të numrit të kalimeve të vijës administrative, madje edhe kur krahasohen me periudhën para nëntorit të vitit 2011, kur u vendos regjimi i sigurimeve. Të gjitha këto trende janë dëshmi e interesit të qytetarëve për të ushtruar të drejtat e tyre për lirinë e lëvizjes, ndërsa në të njëjtën kohë duke plotësuar interesat e tyre ekonomik, personal dhe të tjerë në të dy anët e vijës administrative.

Marrëveshja mundësoi lëvizjen e lirë për të gjithë njerëzit, pavarësisht nga lloji i dokumentit që posedojnë. Megjithatë, situata me patentë shoferë, si dhe me dokumentet personale, mbetet e ndërlikuar. Patentë shoferët e lëshuara për serbët e Kosovës nga ana e Serbisë nuk njihen nga ana e Kosova.

Problem shtesë u shfaq me çështjen e targave. Përderisa Kosova ka ndaluar përdorimin e targave serbe me shkurtesat e komunave dhe qyteteve në Kosovë, Serbia njeh vetët targat KS (të cilat mbajnë neutralitetin e statusit), por jo edhe RKS (që përfaqësojnë Republikën e Kosovës). Për të dytat (RKS) nuk është se është e pamundësuar hyrja në Serbi, por kur duan të hyjnë në Serbi, atyre u jepen targa të përkohshme në vendkalimin administrativ.

Marrëveshja për patentë shoferë dhe targa ka një rëndësi të madhe pasi u ka mundësuar shtetasve të të dyja palëve, pavarësisht rrethanave, të jenë në gjendje t’i përdorin automjetet e tyre dhe t’i ngasin ato në mënyrë adekuate. Qëllimi i marrëveshjes ishte të mundësohej lëvizja e lirë e automjeteve, edhe pse kjo u bë pjesë e problemit, duke pasur parasysh pozicionet e ndryshme që varen nga lloji i dokumenteve dhe targave që individët posedojnë. Megjithatë, me lidhjen e Memorandumit të mirëkuptimi në lidhje me sigurimin e automjeteve janë ulur shpenzimet dhe është thjeshtësuar kalimi në vendkalimet e integruara, gjë që në masë të madh ka lehtësuar transportin midis territoreve dhe rrjedhimisht ka zvogëluar kohën e pritjes në vendkalime.

Marrëveshja për lirinë e lëvizjes me vete ka sjellë shumë përfitime dhe ka kontribuar në një shkallë të lartë në normalizimin e jetës në Kosovë. Pothuajse tetë vjet pas nënshkrimit, duket se përkundër faktit se marrëveshja nuk zgjidhi të gjitha problemet, megjithatë u sigurua një rregullim në fushën e lirisë së lëvizjes dhe përfundimisht u zgjidhën disa nga problemet më të mëdha.

Boban Stojanović është Politikolog dhe doktorant në Fakultetin e Shkencave Politike në Beograd.

Artikulli origjinal është publikuar në faqen e OJQ Aktiv dhe mund ta lexoni këtu.

Ky artikull është prodhuar me asistencë financiare të Ambasadës së Mbretërisë Norvegjeze në Kosovë dhe Bashkimit Evropian. Përmbajtja e këtij publikimi është përgjegjësi e vetme e Grupit për Politika dhe Avokim Kosovë-Serbi dhe në asnjë mënyrë nuk mund të paraqes pikëpamjet e Ambasadës së Mbretërisë Norvegjeze në Kosovë dhe Bashkimit Evropian.



Qamil Hoxha street ob. no. 29
appartment no. 7,
Prishtina
10000, Kosovo


Opening Hours:

Mon – Fri: 09:00  – 17:00

 

Connect with us:

[custom-twitter-feeds feed=1]