DIALOGU KOSOVË-SERBI: Implementimi i Lirisë së Lëvizjes dhe Menaxhimit të Integruar të Kufirit për dobinë e qytetarëve

Grupi për Ballkan ka publikuar analizën e politikave DIALOGU KOSOVË-SERBI: Implementimi i Lirisë së Lëvizjes dhe Menaxhimit të Integruar të Kufirit për dobinë e qytetarëve, e cili ofron një hulumtim të detajuar të këtyre marrëveshjeve dhe implementimit të tyre. 

Liria e Lëvizjes dhe Menaxhimi i Integruar i Kufirit (IBM) janë të ndërlidhura ngushtë në kontekstin e marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë, dhe kanë një qëllim të përbashkët: lehtësimin e lirisë së lëvizjes dhe ndërtimin  e pikëkalimeve të hapura dhe të sigurta kufitare mes dy vendeve. 

Mos implementimi i tyre ka vështirësuar dukshëm jetën e qytetarëve të të dyja vendeve, dhe si pasojë ka ulur besimin dhe përkrahjen e tyre për dialogun.

Lëvizja e lirë e njerëzve dhe mallrave përbejnë vlera fundamentale të Bashkimit Evropian (BE-së). Prandaj, BE-ja duhet të insistoj që Kosova dhe Serbia të ri-aranzhojnë marrëveshjet e Lirisë së Lëvizjes dhe IBM-it dhe që të angazhohen – shpejtë dhe në mënyrë efektive- në implementimin e tyre për hir të qytetarëve. 

Mospajtimet bilaterale (në mes Kosovës dhe Serbisë) lidhur me njohjen e dokumenteve dhe me procedurat e kalimit të kufirit, kanë pamundësuar arritjen e marrëveshjeve të reja dhe konektivitetin/ndërlidhjen  në tërë rajonit e Ballkanit Perëndimor.

Bashkimi Evropian duhet të angazhohet në adresimin e këtyre çështjeve dhe të shtyej përpara implementimin e marrëveshjeve të arritura në mes Kosovës dhe Serbisë; të cilat janë imperativ për rritjen e bashkëpunimit në mes shteteve të Ballkanit Perëndimor –si të barabarta- në nivel rajonal.

Marrëveshjet për Lirinë e Lëvizjes dhe Menaxhimin e Integruar të Kufirit (IBM), arritur në vitin 2011 ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për të lehtësuar jetën e qytetarëve, vazhdojnë të mbesin të pa-implementuara. Arsyet mund t’i atribuohen zhvillimeve të brendshme politike si dhe pozicioneve të skajshme të palëve të përfshira në proces (Kosovës, Serbisë dhe BE-së). Prandaj, shtyrja e këtyre marrëveshjeve përpara -nga ana e palëve dhe e BE-së- dhe ri-aranzhimi i tyre si një çështje, janë kritike për përmirësimin e jetës së qytetarëve të dy vendeve. 

Ky publikim është mbështetur nga Ambasada e Mbretërisë së Norvegjisë në Prishtinë. Pikëpamjet dhe analizat në këtë publikim janë vetëm të Grupit për Ballkan dhe nuk pasqyrojnë pikëpamjet e donatorit.

Analizën e plotë e gjeni KËTU.



Qamil Hoxha street ob. no. 29
appartment no. 7,
Prishtina
10000, Kosovo


Opening Hours:

Mon – Fri: 09:00  – 17:00

 

Connect with us:

[custom-twitter-feeds feed=1]