28 shkurt 2022
Ambasadori Jens Erik Grøndahl, Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës Kreshnik Ahmeti dhe Drejtori Ekzekutiv i Grupit për Ballkan Naim Rashiti, nënshkruan Memorandum Mirëkuptimi.
Objektivi i këtij memorandumi është të rrisë rolin e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës në kuadër të agjendës së shtetndërtimit. Kjo do të përfshinte rritjen e kapaciteteve politike të ministrisë, duke ofruar ekspertizë dhe mbështetje për politikat përmes projektit.
Ky memorandum është nënshkruar si pjesë e projektit ““Zhvillimi i paqes & shtet-ndërtimit dhe avancimi i agjendës Evropiane”, financuar nga Ambasada e Mbretërisë së Norvegjisë në Prishtinë.