Grupi për Ballkan organizoi punëtorinë: “Kosova në nismat rajonale: Korniza e Koordinimi Institucional”

Me datën 9 dhe 10 Dhjetor, Grupi për Ballkan organizoi punëtorinë: “Kosova në nismat rajonale: Korniza e Koordinimi Institucional”. Punëtoria u mbajtë në Tiranë, Shqipëri.

Ne kuadër të aktiviteteve brenda shtyllës së bashkëpunimit rajonal, Grupi për Ballkan ka ritheksuar përkushtimin që të ofroj mbështetje institucioneve të Kosovës në agjendat e bashkëpunimit rajonal.

Kjo punëtori mblodhi përfaqësues të qeverisë, zyrtarë të tjerë të qeverisë/ pikat e kontaktit të organizatave dhe nismave rajonale, staf nacional i Kosovës në organizata të bashkëpunimit rajonal, si dhe ekspertë të fushës, të cilët konsiderohen akterët kryesorë për të shtyer para ndryshimin.

Kosova ka nevojë për një kornizë të qartë e të aftë institucionale në mënyrë që të ngrisë prezencën, rolin dhe përfaqësimin e saj në mekanizmat e bashkëpunimit rajonal. Për këtë arsye strukturat e tanishme institucionale nuk mjaftojnë, sidomos në kohën kur agjendat e bashkëpunimit rajonal janë duke u zgjeruar gjithnjë e më shumë. Prandaj, gjatë kësaj punëtorie dy ditore, 9 dhe 10 Dhjetor 2021, pjesëmarrësit kanë punuar rreth identifikimit të roleve, përgjegjësive, strukturës së koordinimit ndër-institucional dhe operacionalizimin e një mekanizmi të raportimit dhe monitorimit. Kjo me qëllim të përmirësimit të pozitës dhe pjesëmarrjes së Kosovës në organizatat dhe nismat rajonale.

Nevoja për fuqizimin e kornizës së brendshme institucionale për bashkëpunimin rajonal është identifikuar nga të gjeturat e raporteve që Grupi për Ballkan i ka publikuar së fundmi. Këto raporte fokusohen në pozitën e Kosovës në organizatat dhe nismat e bashkëpunimit rajonal, kështu duke identifikuar sfidat kryesore dhe duke rekomanduar një sërë veprimesh konkrete që do të mund të ndërmerreshin:



Qamil Hoxha street ob. no. 29
appartment no. 7,
Prishtina
10000, Kosovo


Opening Hours:

Mon – Fri: 09:00  – 17:00

 

Connect with us:

[custom-twitter-feeds feed=1]