Grupi për Ballkan nënshkruan Memorandum Mirëkuptimi me Kuvendin e Kosovës dhe Ambasadën e Mbretërisë së Norvegjisë

6 gusht 2021

Ambasadori Jens Erik Grøndahl, Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca dhe Drejtori Ekzekutiv i Grupit për Ballkan, Naim Rashiti, nënshkruan një Memorandum Mirëkuptimi.

Nëpërmjet këtij memorandumi, palët angazhohen të bashkëpunojnë për të avancuar reformat dhe agjendën e Kosovës për në BE, duke i rritur kapacitetet legjislative dhe mbikëqyrëse të Kuvendit. Përmes Memorandumit, do të ofrohen ekpertë që do të mbështesin Kryetarin e Kuvendit, komisionet dhe grupet parlamentare në fushën e dialogut, ligjbërjes, bashkëpunimit rajonal, si dhe të llogaridhënies dhe transparencës së qeverisë e të institucioneve të tjera publike, të cilat i raportojnë Kuvendit.

Memorandumi “Mbështetje për Kuvendin e Republikës së Kosovës, Kryetarin e Kuvendit dhe kabinetin e tij, komisionet dhe grupet parlamentare” u nënshkrua nën kornizën e projektit “Fuqizimi i paqes dhe shtet-ndërtimit dhe avancimi i agjendës evropiane të Kosovës”, financuar nga Ambasada e Mbretërisë së Norvegjisë dhe implementuar nga Grupi për Ballkan.



Qamil Hoxha street ob. no. 29
appartment no. 7,
Prishtina
10000, Kosovo


Opening Hours:

Mon – Fri: 09:00  – 17:00

 

Connect with us:

[custom-twitter-feeds feed=1]