Bashkëpunimi Rajonal në Ballkanin Perëndimor

Raporti i ri i Grupit për Ballkan “Bashkëpunimi Rajonal në Ballkanin Perëndimor” paraqet një analizë krahasuese të Zonës Ekonomike Rajonale, të ashtuquajturit “mini-Shengen” dhe Tregut të Përbashkët Rajonal.

Shumë iniciativa rajonale janë ndërtuar në Ballkanin Perëndimor gjatë viteve të fundit, dhe ato vazhdojnë të shfaqen çdo vjet. Sidoqoftë, strukturat e tyre mbeten të dobëta, të ndjeshme ndaj goditjeve politike të herëpashershme, dhe ato sjellin ndryshime të kufizuara në bashkëpunimin rajonal dhe pak përfitime për qytetarët e të gjitha vendeve. Ndër iniciativat e shumta rajonale, më të debatuarat kanë qenë:

  1. Zona Ekonomike Rajonale
  2. I ashtuquajturi “mini-Shengeni”
  3. Tregu i Përbashkët Rajonal

Ballkani Perëndimor do të duhet të punojë në shumë fronte, duke përfshirë zgjidhjen e çështjeve bilaterale dhe përmirësimin e marrëdhënieve me njëri-tjetrin, si parakushti kryesor për bashkëpunimin rajonal. Për më tepër, kapacitetet zbatuese do të duhet të përmirësohen dhe bashkëpunimi rajonal do të duhet të jetë më i lartë në agjendën e politikave për qeveritë e vendeve të Ballkanit Perëndimor.



Qamil Hoxha street ob. no. 29
appartment no. 7,
Prishtina
10000, Kosovo


Opening Hours:

Mon – Fri: 09:00  – 17:00

 

Connect with us:

[custom-twitter-feeds feed=1]